PD: Agjensia e Ramës që do na ruajë nga plehrat, shkel brutalisht...

PD: Agjensia e Ramës që do na ruajë nga plehrat, shkel brutalisht ligjin prej 3 vitesh

72
0
Shares

Në një dalje për median kreu i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi ka deklaruar se Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka shkelur brutalisht disa ligje dhe konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit përgjate 3 viteve te fundit.

“Pra, Aleanca e Plehrave jep leje mjedisore pa proces të Vleresimit të Ndikimit në Mjedis për HEC-e, që cenojne qindra hektare dhe ndryshojne rrjedhen ujore per dhjetra km (perfshi HEC-e ne Valbone, Librazhd dhe Korce), por detyron kthinat e qofteve me 5m2 të kryejnë VNM dhe të pajisen me leje mjedisore”, është shprehur Malltezi.

Deklarata e plote e Jamarbër Malltezit

Edi Rama rreket t’u mbushë mendjen shqiptareve se Agjensia Kombetare e Mjedisit (AKM) do na garantoje për importin e mbetjeve, pasi ajo ka rritur kapacitetet e perralla të tjera.

Por kjo Agjensi del se ka shkelur brutalisht disa ligje dhe konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit përgjate 3 viteve te fundit.

Shoqata e Gazetareve për Drejtesi (në një raport të financuar nga Ambasada Amerikane) ka vlerësuar lejet mjedisore të dhëna për ndërtim HEC-esh nga Janar 2014 deri në Qershor 2016, ku është zbuluar se për 38 HEC-e (nga 43 në total), miratimi është dhënë pa kryer fare Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të tyre!

Të dhënat që mungojnë përfshijne gjatësine e lejuar e devijimit të lumit, ndërkohë që asnjëri nuk përmban kushtet për masat që duhen marrë për mbrojtjen e habitateve dhe llojeve biologjike që do ndikohen nga projekti i miratuar.

Pra, Agjensia që sipas Ramës do na mbroje nga mbetjet e rrezikshme po shkel ligjet e biodiversitetit dhe te menaxhimin të integruar të burimeve ujore, si edhe disa Konventa ndërkombëtare, si ajo e Bernës dhe e Bonit, të dyja të nënshkruara nga Shqipëria.

Ironia shtohet kur mendon që në 2014, Aleanca e Plehrave futi duart dhe ndryshoi ligjin për lejet mjedisore të hartuar nga BE, vec për të detyruar edhe dyqanet e vogla te lagjeve të banimit të marrin leje mjedisore pas kryerjes se detyrueshme të vlerësimit mjedisor.

Këtu kam nje proces-verbal të nënshkruar nga zuzaret e qeverisë që terrorizojne nje fast-food vec 6m2 me 5 milione lekë gjobe nëse nuk do paguaje për vlerësim dhe leje mjedisore tek sekseret e qeverise.

Pra, Aleanca e Plehrave jep leje mjedisore pa proces të Vleresimit të Ndikimit në Mjedis për HEC-e, që cenojne qindra hektare dhe ndryshojne rrjedhen ujore per dhjetra km (perfshi HEC-e ne Valbone, Librazhd dhe Korce), por detyron kthinat e qofteve me 5m2 të kryejnë VNM dhe të pajisen me leje mjedisore!

Rilindasit janë sulur nëpër dyqane dhe biznese si hiena per rryshfete, duke keqperdorur ligjin e lejeve mjedisore.

Te gjitha këto janë kriminale.

Partia Demokratike:

Denoncon shkeljet flagrante te ligjeve dhe konventave mjedisore nga qeveria per miratimin e HEC-eve pa VNM.

I ben thirrje prokurorise të hetoje për këto shkelje.

Kërkon studime të thelluara për ndikimet mjedisore të cdo ndërhyrje madhore në mjedis. Shqipëria do jetë me mirë pa Aleancen e Plehrave. Shqipëria do jetë më mirë pa Edi Ramën.

Abi Malltezi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY