Kundra PS-së, edhe Vasili në një linjë me Manjanin: Të jemi seriozë...

Kundra PS-së, edhe Vasili në një linjë me Manjanin: Të jemi seriozë dhe të shqetësuar për kanabisin

50
0
Shares

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është në një linjë me ministrin e Drejtësisë, i ardhur po nga radhët e LSI-së Ylli Manjani.


Kur flitet për një fenomen kriminal siç është kanabisi duhet të jemi seriozë dhe të shqetësuar”tha Vasili i pyetur nga gazetarët pas takimit që pati me përfaqësuesit e AKIP lidhur me ligjin e mbetjeve.

Dje me anë të një statusi në FB,kreu i ministrisë së Drejtësisë tha dje se tani është momenti për ti dhënë goditje trafikimit të kanabisit dhe për të bërë një gjë të tillë duhet të jemi të gjithë bashkë pa dallim.
“Më vonë do jetë vonë sepse trafikantët do kenë “modernizuar” infrastrukturën; do kenë blerë politikën dhe do kenë ne dorë ligjin! Rinia e sotme nuk mund të rritet me trupin që i merr formën e karriges dhe me mendjen e trullosur nga tymi “dehës” i hashashit! E ardhmja jonë është më serioze sesa kaq!”
shkruante Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY