Krimet e Rënda, 4.5 vjet burg për Rasim Dodën, 8 orë seancë

Krimet e Rënda, 4.5 vjet burg për Rasim Dodën, 8 orë seancë

60
0
Shares

Krimet e Rënda kanë dënuar me 4 vjet e gjysëm burg gjyqtarin e Sarandës Rasim Doda si dhe 3 vjet heqje e së drejtës për të ushtruar profesionin.

Seanca ka zgjatur për 8 orë dhe gjyqtari ka lexuar një material mbrojtës prej mbi 100 faqe.

Doda akuzohet për korrupsion pasiv pasi flitet se ka marrë një shumë prej 80 mijë eurosh nga një biznesmen që kishte një cështje gjyqësore. Doda ka pretenduar gjithë kohën pafajësi duke deklaruar se nuk ka takuar asnjëherë biznesmenin që e ka kallëzuar ndërkohë që deklaroi se vendimi gjyqësor është kundër personit që deklaron se i ka marrë 80 mijë euro.

Rasim Doda ka qenë gjyqtar në Sarandë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY