Gjykata e Lartë rrëzon KLSH për çështjen CEZ

Gjykata e Lartë rrëzon KLSH për çështjen CEZ

66
0
Shares

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e Kontrrollin të Lartë të Shtetit për rihapjen e hetimeve për çështjen e CEZ. Për KLSH, marrëveshja e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ, për të hequr dorë nga Arbitrazhi, i ka kushtuar vendit një dëm ekonomik prej 479 mln euro.

Pak ditë më parë, kreu i KLSH-së Bujar Leskaj thase grupi i punës për arritjen e marrëveshjes se mirëkuptimit me CEZ, nuk kishte zbatuar detyrimet proceduriale që parashikonte ligji dhe nuk kishte dokumentuar negociatat, ç’ka vinte në pikëpyetje mbrojten e interesave të vendit.

Leskaj e quajti të padrejtë vendimin e Prokurorisë për pushimin e hetimeve për Ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hiçka lidhur me dosjen e CEZ, ndaj ai njoftoi se kishte paraqitur në Gjykatën e Lartë ankimimin duke kërkuar vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY