Në rubrikën e tij “Photo of the day”, Kryeministri Rama ka postuar një pamje që asnjë kryeministër në Europë nuk do ta kishte publikuar.
Një grua në moshë, ndoshta e llojit të gruas së Beratit që nuk do hante as pinte nëse i kërkohej vetem që Nano dhe Meta të mos grindeshin, por kësaj here gjendet në Përmet.
Photo of the day (taken by the wall of Mr. Rama)
Edhe pse nuk dihet saktë se pse ajo grua i përgjërohet Kryeministrit, ana tjetër është e qartë, se pse Kryeministri e poston këtë foto. Ai tenton të na mbushë mendjen se sa shumë e duan qytetarët e këtij vendi. Por në fakt ia ka mbushur mendjen vetëm vetes. Ajo dashuria në këtë foto është dashuria e të pamundurve, të nënshtruarve. Ai përqafim sado i sinqertë të jetë vjen prej një jete të vështirë që sic duket ajo grua dhe mijëra të tjera në të gjithë vendin nuk kanë mundur ta hedhin matanë, për shumë arsye, dhe njëra prej tyre është Edi Rama.
Më poshtë një foto e Kardinalit të ri shqiptar Ernest Troshani me Papa Franceskun. Besoj Rama nuk e ka pasur ndërmend këtë foto për të shkuar tek krahasimi dramatik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/