Plot 343 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar gjatë një operacioni të gjerë antidrogë të zhvilluar në Fier, ndërsa në pranga janë vënë 11 persona, 3 janë proceduar penalisht dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia e Fierit deklaron se është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Gryka”, ku përveç 343 kg kanabis janë sekuestruar 425 fara kanabis, një armë zjarri gjysëm automatike dhe 75 fishekë model 56.
Droga është sekuestruar në banesat disa prej personave të arrestuar, ndërsa baza për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike shërbente shtëpia e një 81-vjeçari i cili është shpallur në kërkim.
Operacion është kryer pas një hetimi disa mujor me metodat speciale të hetimit nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim edhe me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Të arrestuarit janë:
Mehmet Skënderaj, 63 vjeç, banues në lagjen “Çole” Vlorë.
Leo Tafa, 33 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Eglantin Tafa, 35 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Ardit Tafa, 20 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Dorian Tafa, 34 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Miklovan Kuka, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.
Artan Skënderaj, 35 vjeç, banues në Ksamil.
Meto Skënderi, 38 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier.
Fatos Skënderaj, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër
Albert Sulaj, 37 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër
Barjam Sulaj, 59 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.
U proceduan penalisht:
J.M, 26 vjeçe, banueae në fshatin Mallas, Mallakastër.
T.Gj, 39 vjeçe, banuese në fshatin Libofshë, Fier.
A.S, 82 vjeç, banues në fshatin Ninësh Mallakastër.
Policia Informon se:
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mehmet Skënderaj, në fshatin Ninësh, Mallakastër, janë kapur në flagrancë dhe ju gjetën e sekuesteuan në cilësinë e provës materiale 145 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 425 fara bime lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë prranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e “Trafikim të narkotikëve” parashikuar nga Nenet 283/2 e 283/a/2 të Kodit Penal.
Në vijim të këtij operacioni dhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-Fatos Skënderaj, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 91 kg lëndë narkotike e dyshur Cannabis Sativa, 1 armë zjarri gjysëm automatike dhe 75 copë fishekë.
-Albert Sulaj, 37 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 22 kg lëndë narkotike e dyshur Cannabis Sativa.
-Barjam Sulaj, 59 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 2 kg lëndë narkotike e dyshur Cannabis Sativa.
U procedua penalisht shtetasi:
-A.S, 82 vjeç, banues në fshatin Ninësh Mallakastër.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 21 kg lëndë narkotike e dyshur Cannabis Sativa.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasve:
V.S, 81 vjeç, dhe P.S, 39 vjeç, pasi në banesën e shtetasit V.S e cila shërbente si bazë për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike, janë gjatur e sekuestruar 62 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/