Edhe Obama, thirrje amerikanëve të votojnë për Suzanna Shkrelin

Edhe Obama, thirrje amerikanëve të votojnë për Suzanna Shkrelin

49
0
Shares

Kreu i Shtëpisë së Bardha ka mbështetur publikisht 30 kandidatë për Kongresin Amerikan, mes të cilëve edhe shqiptaro-amerikanen Suzanna Shkreli.

Presidenti Barack Obama ka argumentuar se fitorja e Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale duhet të gërshetohet me fitoren në Kongres të demokratëve dhe kandidatëve që duan të thyejnë ngërçin politik në Washington.

Mbështetja nga Presidenti Obama është me rëndësi në këto javë të fundit, sepse simpatia për të është rritur jashtëzakonisht në anketime. Disa analistë mendojnë se kjo simpati e re është krijuar nga pakënaqësia e shumë amerikanëve me dy kandidatët e këtij viti.

Ndihma mund të ketë rëndësi për 29-vjeçaren shqiptaro-amerikane nga Michigan, që kandidon në distriktin 8, përballë një politikani të regjur, kongresist në fuqi, Mike Bishop.

Obama ka deklaruar se Shkreli eshte nje vajze e zgjuar, e forte qe do te luftoje per te drejtat e grave.”Te gjitha familjet ne Michigan mund te mbeshteten tek Suzana Shkreli, ajo do te luftoje per to”, ka thene Obama.

Shkreli ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme duke mbledhur më shumë se 400,000 dollarë në muajin e fundit, gati tre herë më shumë se rivali i saj. Mirëpo, Bishop ka miq të fuqishëm dhe ka rreth 2 milionë dollarë në arkë, që mund t’i zbrazë nga frika në dy javët e fundit të fushatës për të hedhur baltë dhe dyshime mbi ndihmës-prokuroren e re, që kandidon për herë të parë.

Në disa nga shtetet ku banojnë shqiptarë, presidenti Obama mbështeti edhe Stephanie Murphy dhe Val Demings (Florida), Steve Sanarsiero dhe Christina Hartman (Pennsylvania), Tom Suozzi, Sean Patrick Maloney, Zephyr Teachout dhe Collen Deacon (New York) si dhe Josh Gottheimer (New Jersey)/

Zgjedhjet mbahen në 8 nëntor. Ruben Avxhiu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY