Policia e Vlorës arreston në flagrancë 3 shtetas të cilët në bashkëpunim tentuan të vjedhin me armë zjarri menaxherin e një lokali në Radhimë. Në pranga janë vënë shtetasit: Besjan Hibraj, 24 vjeç, banues në Vlorë; Klajdi Spahaj, 26 vjeç, banues në Vlorë; Domeniko Spahaj, 21 vjeç, banues në Vlorë.
Ngjarja
Më datë 23.10.2016, rreth orës 19:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe me persona të tjerë (ende të paidentifikuar) kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri menaxherin e lokalit “Olympia” Radhimë, shtetasin me iniciale A.B., 26 vjeç, banues në Radhimë.
Gjithashtu, në përleshje me njëri-tjetrin gjatë tentativës së vjedhjes, ka mbetur i plagosur në këmbë një prej autorëve, shtetasi Klajdi Spahaj, i cili ndodhet në kushtet e arrestit në Spitalin Rajonal të Vlorës, në gjendje shëndetësore jasht rrezikut për jetën. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve të tjerë dhe kapjen e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/