VIDEO/ Drama e Manuelës, vogëlushja që fle e zgjohet me barkun bosh:...

VIDEO/ Drama e Manuelës, vogëlushja që fle e zgjohet me barkun bosh: Na jepni një strehë

52
0
Shares

Varfëria e tejskajshme dhe kushtet çnjerëzore kanë gjunjëzuar familjen Mehmetaj në fshatin Dishnicë të Korçës.

Një kasolle e vogël ku çfarë bie jashtë hyn brenda është streha e vetme për familjen me tre anëtarë: një nënë e sëmurë dhe e paralizuar, një fëmije me barkun bosh dhe kryefamiljari që kujdeset për to, ndërsa mundësia për punë është inekzistente.

Një histori e trishtë dhe plot dhimbje është kjo e familjes Mehmetaj të cilëve dyert ku ata kanë trokitur për ndihmë nuk iu janë hapur kurrë.

Ndërsa e vetmja dritë jeshile shohin median. Avni Memetaj është 33 vjeç ndërsa jeta e ka mbytur me vuajtje dhe mundime. Mes lotësh që nuk i ndalen asnjë moment tregon gjendjen ku ai jeton në kushte çnjerëzore.

E vetmja kërkesë që kanë pavarësisht mungesave të shumta është strehimi, një nevojë urgjente pasi vogëlushja nuk mund t’i rezistojë të ftohtit.

E ndërsa largohemi nga kasollja ku jetoj familja Mehmetaj dhimbja është e madhe ndërsa sytë e Manuelës së vogël na ndjekin si të vetmen shpresë për ta ndihmuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY