Rama braktiset nga Kryebashkiakja e LSI, Rami nuk e shoqëron gjatë vizitës...

Rama braktiset nga Kryebashkiakja e LSI, Rami nuk e shoqëron gjatë vizitës në Gjirokastër

60
0
Shares

Kreu i qeverisë shqiptare, është braktisur nga kryebashkiakia Zamira Rami gjatë vizitës që kryeministri, ka kryer në zonën historike të qytetit. Madje jo vetëm kaq, por as administrata bashkiake, nuk është parë në shëtitjet me këmbë që Rama, ka realizuar mëngjesin e sotëm në zonën muzeale të qytetit. As nënkryetarët e Bashkisë që janë nga PS, nuk janë parë me kryeministrin Rama, por ajo që ka rnë më shumë në sy, ka qenë edhe mungesa e deputetit të LSI Vangjel Tavo i cili gjithmonë është më i dukshëm në krahë të Ramës, kur ky i fundit vjen në Gjirokastër. Përplasjet mes PS dhe LSI, kanë kulmuar ditën e djeshme kur kreu i qeverisë shqiptare, nuk thirri në mbledhje të qevrisë, katër ministrat e LSI. Sipas praktikës së protokolleve ceremoniale shtetërore, kryetari i Bashkisë, shoqëron në cdo vizitë, kreun e shtetit, kryeministrin dhe në raste të vecanta, anëtarët e kabinetit qeveritar. Zonja Rami, e ka shoqëruar kryeministrin Rama, vetëm ditën e premte në një takim që ky i fundit, ka organizuar me fermerët e fshatit “Asim Zeneli”., shkruan portali jugunews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY