Problemet mes Tiranës dhe Prishtinës, takimi i dytë në një jave Rama-Thaci

Problemet mes Tiranës dhe Prishtinës, takimi i dytë në një jave Rama-Thaci

80
0
Shares

Pas debatit që u konsumua disa ditë me rradhë, dy kryeministrat ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të takohen sërish në Prizren për një drekë pune.

Takimi tjetër, i dyti në harkun e një jave, u bë i ditur nga Thaci gjatë një fjale që mbajti në ministerialin e NATO-s që po mbahet në Prishtinë.

“Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit institucional, para dy ditësh jam takuar me kryeministrin Rama, pasnesër do të kemi drekë me kryeministrin Rama në Prizren. Po ky bashkëpunim i yni duhet t’i gëzojë, sepse është bashkëpunim i standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet shikuar me dyshim. Ne nuk e kemi asnjë aspiratë as si Kosovë, as si Shqipëri ndryshimin e kufijve përkundrazi hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane “, ka deklaruar Thaci.

Takimi i dytë në një kohë të ngushtë tregon se ende ka probleme mes dy qeverive, probleme që u shfaqën më fort gjatë vizitës së Ramës në Serbi javën e kaluar dhe pas publikimit të një marrëveshjeje Shqipëri-Serbi për autostradën Nish-Durrës ku tejkalohej Kosova si vend që përshkohet prej kësaj rruge.

Kryeministri Rama është qortuar në Prishtinë dhe Tiranë për vizitën e tij në Beograd duke konsideruar se shfaqja e shpeshtë me kryeministrin serb Vucic përforcon argumentat e tij për vonesa në zgjidhjen e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY