Në serialin “Një pjesë e imja” protagonisti Ozcan Deniz, në rolin e Kahraman, gjendet mes dy femrave që janë gruaja e tij Defne dhe e dashura Elif. Por edhe në jetë shpesh i ka ndodhur të jetë në këtë situatë, duke u përballur me marrëdhënie të komplikuara, pse jo dhe mes dy femrave. Sipas mediave turke aktori është i vetëm aktualisht, pasi historia e tij e fundit e bërë publike, ishte me Ece Uslu në vitin 2014, por duket se edhe kësaj historie i ka dhënë fund.
Nga viti 1992 deri në 2002 ai ka pasur lidhje me Handan Deniz, ndër lidhjet e tij më të gjata, po ashtu ne mediat turke flitet se nga viti 1997 deri në 2002 ka patur një lidhje me këngëtaren Ebru Destan. Pas kësaj kanë vijuar në sërë marrëdhëniesh që nisnin pa mbaruar ende mirë tjetra, me aktore e modele. Në vitin 2002-2003 ai ishte 29 vjeç dhe shoqërohej me modelen bjonde që ishte vetëm 17 vjeçe Sebnem Scafer. Ndërsa në vitin 2008-2010 ka pasur mardhënie stabël me aktoren e bukur të serialeve turke Fahriye Evcen. Në vitin 2013-2014 pati edhe një histori të shkurtër me aktoren 21 vjeçare Ayse Ozdemir. Në po të njëjtin vit flitej edhe për një lidhje me Ayça Kuru. Ndërsa nga viti 2014 e më pas shënoi dy histori të cilat po ashtu kane përfunduar, një me aktoren 39 vjeçare Ece Uslu dhe me aktoren brune Ayça Aysin Turan.
Ajo që duhet përmendur është se aktori edhe pse në një mosh paksa të madhe, pra tek të 40-tat duket mjaft simpatik dhe tërheqës për të gjitha femrat. Është një nga artistët më të spikatur, por që i kushton vemendje të jashtëzakonshme pamjes së tij, kjo e bën atë të jete edhe në qëndër të vëmedjes nga femrat më të bukura turke e jo vetëm. droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/