Foto ilustruese
Një magazinë më pajisje elektrike mori zjarr mbrëmjen e sotme në Tiranë duke alarmuar policinë dhe banorët përreth.
Magazina ndodhet në rrugën Bego Hoxha, pranë ish-kombinatit Misto Mame. Policia ka ndaluar qarkullimin në perimetrin e sigurisë ndërkohë që zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje.
Njoftimi i pollicisë:
Më datë 22.10.2016, rreth orës 21:10, në rrugën “Bego Hoxha”, në Misto Mame, ka rënë zjarr në një magazinë me pajisje elektrike.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikset për fikjen e zjarrit dhe shërbimet e Policisë për të dhënë ndihmën në perimetrin e sigurisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/