Një 24 – vjeçar shqiptar me banim në Gjermani ka humbur jetën, pasi u sulmua nga disa persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në qytetin Lajpcig, në lindje të Gjermanisë. Mediat vendase shkruajnë se i riu shqiptar është vrarë me thikë nga disa persona të panjohur.Polica ka rrethuar zonën përreth vendngjarja, por raportohet se shirat kanë vështirësuar hetimet pasi kanë fshirë gjurmët e krimit. Ende nuk janë dhënë detaje për shkaqet e vrasjes së shqiptarit. Prestigjozja gjermane “Bild” njofton se një nga pista e krimit që po heton policia është ajo e vrasjes për shkak të ksenofobisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/