Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është fërshëllyer në një moment në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku po merrte pjesë në Konventën e Partisë Agrare Ambientaliste.
Kjo ndodhi teksa gjatë fjalës përshëndetëse, Taulant Balla tha se shpreson që kjo të ishte konventa e fundit e PAA-së në koalicion me Partinë Demokratike, shkruan Lapsi.al.
Më tej ai e paralajmëroi Dukën për humbje në zgjedhjet e Kolonjës.
“Nuk po e zgjas më shumë këtë përshëndetje, se nuk kam ardhur këtu të bëj fushatë për Agronin dhe për partinë tuaj, në këtë kongres ku kam kënaqësinë t’ju përcjell përshëndetjet e kryetarit tonë Edi Rama! I cili me porositi t’ju them se në Kolonjë do t’ju mundim për t’i dhënë Partisë Demokratike mesazhin e qartë se me ne nuk ka shans të fitojë as në Dibër, as në Kolonjë dhe as në Shqipëri! Por ju, agraro-ambientalistët s’duhet të na e merrni për keq sepse humbja do jetë e PD-së, aspak e juaja’,tha Balla.
Në këtë moment në sallë është krijuar ilaritet dhe janë dëgjuar fërshëllimi kundër deputetit socialist.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/