SPECIALE/Bullgaria kërkon pronësinë e varrit masiv në kopshtin e Ali Ahmetit

SPECIALE/Bullgaria kërkon pronësinë e varrit masiv në kopshtin e Ali Ahmetit

116
0
Shares

Në foto, fshati Zajas ku u gjet varri masiv

Nga Maria Chereseva
BIRN
Sofie

Pasi autoritetet maqedonase gjetën një varr masiv javën e kaluar pranë fshatit Zajas, që besohet se i përket masakrave të ndodhura gjatë Luftës së Dytë Ballkanike më 1913, raporte të ndryshme janë shfaqur në median bullgare ku pretendohet se eshtrat e zbuluara i përkasin bullgarëve që bënë kryengritje kundër serbëve në atë kohë.

Ekspertët gjithsesi e hodhën poshtë këtë aludim si të pavërtetë, pavarësisht se konfirmuan se hsumë bullgarë etnikë ranë viktima të ushtrisë serbe gjatë dy luftërave ballkanike më 1912 dhe 1913.

“Maqedonia qe një fushëbetejë për dy luftërat dhe dy kryengritje. Ka pasur një kryengritje bullgaro-shqiptare kundër serbëve në shtator-tetor 1913 dhe ndoshta këto viktima [të varrist masiv], i përkasin kësaj periudhe,” tha profesori Svetlozar Eldarov nga Instituti për Studime Ballkanike në Akademinë Bullgare të Shkencave për BIRN.

“Ne kemi pasur shumë viktima bullgare në Maqedoni, por nuk mund të pretendojmë se ata që gjenden në Zajas qenë bullgarë,” shtoi ai duke shpjeguar se fshati në fjalë ka qenë gjithmonë i banuar nga shqiptarë.

Sugjerimet se varri masiv mbart viktima bullgare të vrara nga ushtarët serbë, u raportuan fillimisht nga agjencia bullgare e lajmebe BGNES më 14 tetor dhe u përhapën me shpejtësi në shumë media të tjera.

BGNES citoi gazetën bullgare Mir, tashmë e falimentuar, që publikohej dikur nga Partia Popullore Bullgare nga fundi i shekullit të 19 deri në mes të shekullit të 20.

Mes 21 dhjetorit dhe 23 dhjetorit 1913, Mir shkruante se qindra “krime serbe” qenë kryer kundër “bullgarëve dhe muhamedanëve”.

Në dhjetor 21, ajo shkroi mbi një masakër në fshatin Sop në Maqedoninë Perëndimore, kur “serbët mbyllën 200 muhamedanë në një xhami, e mbushën xhaminë me kashtë dhe i dogjën njerëzit të gjallë”.

Kreu i skuadrës së zhvarrimit Musli Musliu i tha medias se mbetjet njerëzore aty besohet se i përkasin vitit 1913 – vitit të Luftës së Dytë Ballkanike – dhe se “gjetjet paraprake sugjerojnë se trupat janë djegur para se sa të varroseshin”.

Por Musliu tha se sipas vlerësimeve paraprake, varri masiv mund të mbajë mbetjet e 10 deri në 60 njerëzve dhe se besonte se viktimat qenë më së shumti shqiptarë të zonës.

Profesor Bozhidar Dimitrov, kreu i Muzeut të Historisë së Bullgarisë, i tha Nbox të dielën se “Maqedonia jug-perëndimore është përplot me varre masive të bullgarëve”.

Por ai tha gjithashtu se qe e pamundur që varri i zbuluar në Zajas t’i përkasë bullgarëve.

Ambasada e Bullgarisë në Shkup i tha BIRN të martën se ajo nuk ka marrë ndonjë informacion zyrtar nga autoritetet maqedonase mbi këtë rast dhe as ndonjë të dhënë për ekzistencën e varreve masive bullgare në Maqedoni.

Ajo iu referua deklaratës së Musliut se mbetjet në Zajas i përkasin shqiptarëve, të cilët do të rivarrosen në një qendër përkujtimore shqiptare pasi hetimi të mbyllet.

Ndryshe nga Lufta e Parë Ballkanike e vitit 1912, kur shumë shtete ballkanike luftuan bashkarisht për të përzënë Perandorinë Osmane të dobësuar nga gadishulli i Ballkanit, Lufta e Dytë Ballkanike shpërtheu kur Bullgaria sulmoi Serbinë dhe Greqinë, e pakënaqur me pjesën që mori nga plaçka e luftës në Maqedoni.

Shumica e konfliktit, në të cilin u kryen masakra të vazhdueshme ndaj palëve, u zhvillua në atë që dikur qe rajoni gjeografik i Maqedonisë dhe që sot është pjesë e Republikës së Maqedonisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY