Pukë, asgjësohen 213 bimë cannabis në proçes tharje

Pukë, asgjësohen 213 bimë cannabis në proçes tharje

62
0
Shares

213 bimë kanabisi në proces tharje u zbuluan dhe më tej u asgjësuan nga policia e Shtetit. Lënda narkotike u gjet në fshatin Kçire të Qerretit në Pukë. Droga ishte vendosur në një banesë të braktisur për tu tharë dhe më tej për tu hedhur në treg.  170 bimë cannabis sattiva ishin në proces tharje ndërsa 43 bimë ishin të kultivuara në 2 parcela.

“Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale të fushës së kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, – thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë së Shkodrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY