“Lirojeni vëllain tim, ai punonte me kanabis për të mbajtur dy vëllezërit...

“Lirojeni vëllain tim, ai punonte me kanabis për të mbajtur dy vëllezërit dhe mamin, jemi jetimë”

66
0
Shares

Ditën e djeshme Gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg për 18-vjeçarin B.Vathi. Ai ishte arrestuar në Derven të Fushë Krujës, pasi u gjet duke punuar në një magazinë me 1.3 ton kanabis. 18-vjeçari tha dje në gjykatë se punonte, pasi ishte jetim dhe duhet të mbante familjen.

Ditën e sotme pranë Jeta Osh Qef ka shkruar vëllai i vogël i tij, duke bërë një thirrje publike që t’i lirojnë të vëllain sepse ishte ai që i mbante me bukën e gojës. “Ai po punonte për të mbajtur dy vëllezërit dhe mamin. I lutem qeverisë dhe prokurorëve, lirojeni vëllain tim se është i pafajshëm. Jemi jetimë dhe Besmiri na plotësonte nevojat për të na shkolluar”, thote ai.

Gjithashtu në lidhje me rastin e 18-vjeçarit reagoi edhe Jozefina Topalli, duke e quajtur padrejtësi dënimin e tij. “Besmiri është viktima e një shteti të shpartalluar nga korrupsioni, nga mediokriteti e krimi që kap majën. O gjykatës i pashpirt”, shkroi ndër të tjera deputetja e PD-së në profilin e saj në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY