Rreth orës 18:30, banorët në rrugën “Njazi Meka”, Allias, kanë njoftuar në polici se ka të shtëna me armë zjarri në këtë lagje.
Pas njoftimit, policia është nisur në adresën e dhënë nga banorët, ku pasi kanë kontaktuar me Q. C., ai ka deklaruar se ishte konfliktuar me një drejtues mjeti tjetër ku ky i fundit kishte qëlluar një herë në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë. Policia thotë se ka ngritur pikat e kontrollit dhe po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit tip Ford.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/