Kryegjyshi Botëror takohet me Patriarkun Bartolomeo I

Kryegjyshi Botëror takohet me Patriarkun Bartolomeo I

47
0
Shares

Kryegjyshi Botëror i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka zhvilluar një vizitë historike në Patriarkanën Ekumenike të Stambollit, ku është takuar me patriarkun e Parë Bartolomeu. Vizita vjen në kuadër të bashkëpunimit dhe dialogut ndërfetare. Në bisedimin mes tyre theksi u vu në vijimin e bashkëpunimit për të sjellë gjithmonë paqe dhe dialog mes popujve. Patriarku Bartolomeo i Parë vlerësoi punën dhe rolin e komunitetit bektashian, si dhe të gjitha besimeve në Shqipëri që kanë mundur të krijojnë ura bashkëpunimi dhe miqësie të ndërsjelltë mes besimeve. Ndërsa Kryegjyshi botëror, Edmond Brahimaj uroi Patriarkun për 25 vjetorin e fronëzimit të tij, si dhe e ftoi për një vizitë në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY