Në konventën e PAA-së, e cila është në koalicion e djathtë, ka qenë i pranishëm edhe një socialist. Bëhet fjalë për deputetin Vladimir Kosta, i cili shpesh ka shprehur përplasjet e tij me mazhorancën dhe me qeverinë Rama.
Në korrik të këtij viti deputeti Vladimir Kosta deklaronte largimin nga Partia Socialiste, në një letër dërguar kryeministrit Edi Rama, ku ndër të tjera thoshte se me kërkesë të Ramës, ka paguar 110 mijë euro për një televizion në Berat.Sot Kosta ka bërë publike një foto në faqen e tij zyrtare në facebook ku shprehet entuziaste për pjesmarrjen e tij në konventën e PAA. Është duke ju bashkuar kësaj partie ish deputeti socialist? Kjo mbetet për tu parë në fushatën zgjedhore. droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/