“Shume shpejt me dy LIBRA. Njeri per driten tjetri per errësirën” këtë njofton së fundmi deputeti Blushi, kritiku më i ashpër i Ramës sa kohë ishte në PS dhe tashmë jashtë saj.
Pasi Blushi u nda zyrtarisht nga Partia Socialiste e pas një sërë kritikash të ashpra drejtuar asaj dhe drejtëpërdrejtë Kryeministrti Rama ky i fundit i ftuar në një emission televiziv ka ironizuar duke thënë se Blushi nuk ka bërë asnjë punë, por ka shkruajtur vetëm 3 romane. Pas kësaj I është klundërpërgjigjur aspër Blushi me një shprehje të fortë:“Kur shkrimtaret merren me qente, qente merren me Librat”, ka shkruar Blushi.
REPLIKA E EDI RAMËS
“Meqë ka ikur nga partia mund të thyej heshtjen por për të thënë shumë thjesht, Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua. Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane. Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PSsë, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin.
REAGIMI I BEN BLUSHIT
“Paska folur Edi Rama per romanet e mi! Kur shkrimtaret merren me qente, qente merren me Librat!” shkruan Blushi në një postim në profilin e tij në Facebook.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/