Në Konventën kombëtare të Partisë Agrare Ambientaliste, Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se aleanca e opozitës është e hapur dhe mirëpret çdo forcë politike për tiu kundërvënë siç tha ai “drogës dhe krimit”.
Basha përshëndeti presidentin për kthimin e ligjit të mbetjeve.
“Aleanca jonë e hapur, mirëpresim çdo forcë politike. Ndarja me krimin urgjencë kombëtare, është thirrje mbi formacionet politike.Përshëndes dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit për mbjetjet. Ne do çojmë deri në fund nismën tonë ligjore për të bërë të mundur referendumin dhe do bëjmë maksimumin që dekreti i presidentit të qëndrojë në fuqi”, është shprehur Basha.
“Me Edi Ramën nuk ka zgjidhje për situatën e krimit nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme”, nënvizoi më tej Basha
Kryetari i PD-së sulmoi Ramën lidhur me takimet që ky i fundit bën me fshatarët. “Ka një muaj që vjen vërdallë dhe iu thotë fshatarëve merrni kredi. Dje u thoshte ju mbështes, sot thotë shteti s’ka lekë merrni kredi. Po me çfarë të paguajnë fermerët këstin e kredisë”, ka delaraur Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/