Ajo luftoi fort, rezistoi përballë sëmundjes vdekjeprurëse dhe në fund ia doli të qëndrojë triumfatore duke u kapur pas jetës. Aktorja e mirënjohur e kinematofrafisë shqiptare dhe teatrit, Hajrie Rondo, u ngjit sërish në skenë aty ku edhe numëron me dhjetra role të suksesshme.
E ndërsa vetë ia doli të fitojë mbi të keqen, Rondo vjen edhe me një mesazh të fortë për të gjithë gratë dhe vajzat në muajin kundër kancerit të gjirit: “Bëhuni të forta, jeta është e bukur dhe jeta duhet mbajtur fort, me dhëmbë”.
“
Ne mbrëmë kishim premierën në Teatrin e Metropolit dhe unë jam pjesë e asaj shfaqeje. Kur dy zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila më bënë ofertën isha në dilemë, do ta marr apo jo thashë?
Do të rri në shtëpi të mbyllem dhe të bashkëbisedoj e trishtuar me sëmundjen apo ti them asaj def, ik tutje sepse kam pak punë? Zgjodha këtë të dytën dhe bëra mirë dhe ia dola. U lodha një çikë vërtet por gjithë stafi, drejtoresha, regjisorja dhe partnerët ma amortizuan dhe ma lehtësuan sëmundjen.
Me këtë rol le të kontribuoj pak edhe mesazhi, meqë është dhe muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, për t’iu dhënë të gjitha grave shqiptare dhe për t’iu thënë atyre që të bëhen të forta, jeta është e bukur dhe jeta duhet mbajtur fort, me dhëmbë.
Kam një bekim nga nëna ime dhe kam edhe një poezi që unë e mbaj në arkivin tim si artiste dhe sa herë më duhen e recitoj. Është një poezi me pak vargje, nëse dëshironi:
Më lindi nëna rreth vatrës zjarr ndriçuar
Përreth, ishte errësirë
Në terr e qara ime u dëgjua
Në këmbë u ngrit një ditë mugëtirë
Por diellin në sy ma la të shkruar
Me dritën do të vdes e dashuruar
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, duke filluar që nga i lashti i skenës, Nderi i Kombit, zoti Arbana dhe deri te më të rinjtë, te Gazi, te vajza ime, të gjithë stafin, te motra ime e dashur, mbesa dhe të gjithë stafin tuaj zoti kryetar. Betohem dhe të jap fjalën që do të luftoj, do të luftoj fort t’i ngjit prapë ato shkallë, ajo është shtëpia ime,” është shprehur aktorja e njohur Hajrie Rondo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/