Deputeti Luciona Boci ka treguar dje në komentin e tij se kush është forografja që realizoi shkrepjen në kafen e Parlamentit ndërsa ai bashkë me 2 deputetë të tjerë po pinin kafe me Kryeministrin Rama. Në fakt ai nuk ia ka thënë emrin por ka ka dhënë sipas tij tiparet duke theksuar se është deputete femër.
“Trishtohem, se konstatoj që ende në xhunglën tonë politike ka “gjahtarë” të durueshëm, deri në pabesueshmëri, “arusha fotografë”, hiena politike, që presin që në shtegun ku janë instaluar, rastësisht t’i kalojë “preja”, për t’iu sulur me batare të gjithfarësoj armësh, për ta gjunjëzuar, nën një ekstazë marramendëse.
Kanë simbol gishtin tregues”, ka thënë Boci.
Ndërkohë që në një koment të saj gazetarja Desada Meta shkruan se fotografja deputete duket se është e kompleksuar pse Rama zgjodhi pikërisht tre burrat e PD-së për të pirë kafe.
Megjithëse nuk përmend emër të deputetes që ka bërë foton, Metaj thotë se është pikërisht ajo e cila rënkon kur gazetarët i publikojnë çantat dhe këpucët.
“Nga ana tjetër, ”fotografet” e kafes së kuvendit, që në këtë rast janë deputete të PD apo mazhorancës….nuk kursehet as të përdoret si paparacë, duke harruar se qan e rënkon kur gazetarët i publikojnë çantat e këpucët”, shkruan gazetarja tek opinion.al.
Deputetja nga mazhoranca e cila bie në sy për veshjet e shtrenjta ështe Majlinda Bregu e cila ka postuar një citim të Shoë-t:” Qysh herët kam mësuar të mos kacafytem me një derr . Do bëhesh pis. Dhe përvec kësja derri do ta pëlqejë këtë”.
Në fakt Bregu ka konsumuar debat dje edhe për ligjin “55” të mediave online i cili u propozua prej saj më shumë se një vit më parë dhe që Gjykata e Strasburgut ka të njëjtin përcaktim në vendimet e veta lidhur me komentet fuese në mediat online.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/