Më ngacmoi dje një intervistë e ish Ministrit Rendit Luan Rama në media, për të hedhur këto mbresa nga puna e “Punës”. Ose siç thote kryeministri Edi Rama, “pa pune s’ka pune”. Bashkërisht punonim ne Rend ne ato vite, Luan Rama Minister e Unë Sekretar i Pergjithshem.
….Kujtoj ish kryeministrin Nano që erdhi një mëngjez ne MInistri për të prezantuar Ministrin e radhës Luan Rama. (2000-2004 u nderruan 4 herë ministrat e Rendit). U zevendesua Ministri Stefan Çipa. Per mos u zgjatur, qysh ne prezantimin e pare te Luan Rames, Nano thumboi drejtuesit kryesor te Rendit. Ne zyren pritese Ishim ne, drejtuesit kryesore e Nano duhe tej pritur vemendshem. Ishte lajm ardhja Tij ne zyren e Ministrit te Rendit. Ndaj dhe kisha porositur Sherbimet qe te ishin te vemendshem me servisin dhe pritjen. Per qerasje sigurishin do ofronim pijen e Tij te preferuar xhinin, shoqëruar me akull dhe limon.
Por…”gafa” na ndodhi. Kamarierja e pa vemendshme solli vetem xhin me akull, pa feta limoni!!! Kjo mungese limonash ne servis u shfrytezua nga z.Nano per te hapur takimin prezantues.
Nano- Pse lokalet e skafisteve të drogës kanë edhe akull, edhe limon zoti Sekretar i Pergjithshëm, me drejtohet mua duke pare nga Drejtori i Pergjithshem i Policise te asaj kohe z. Bilbil Mema. Kaq duhej.
Aty, qysh në takimin e parë, u vendos për fillimin e punës së “Punës”. Monitoruesit nderkombetar, amerikane e italiane kishin sjelle informacionin e plote me fotot dhe vendodhjet e rrjeteve te skafisteve te droges ne vend. Duhej organizim. Dhe keshtu u be. U përfshine institucionet dhe axhencitë kryesore ne kete operacion. Ministria e Rendit me gjithe strukturën operacionale, Mbrojtjes, Roja Bregdetare, SHIK, Tatimoret, Prefektura, Bashkite e deri te pushuesit ne bregdet muarren pjese te “Puna”. U perfshine pushuesit? Po! Ne Kanalin e Çukës ne Sarande, ishin pushuesit qe njoftuan per fshehjen e nje skafisti qe ndiqej nga “Delta Force”.
Në shërbim të Operacionit u vune edhe Qeveritë e vendeve fqinje. Kujtoj kryeministrin Nano qe na thoshte: “me dalin cdo ore ne telefon, ne raport, Ministrat e Mbrojtjes se Greqise, Italise dhe Malit te Zi”.
Skafet e krimit kërkoni strehim në ishujt pranë ujrave greke e malazeze.
….ishte fundi i verës,
U dha urdheri per fillimin e Operacionit Puna”…
E gjithe vija bregdetare ishte e blinduar nga forcat e Rendit dhe Mbrojtjes. Ndodheshim në Vlorë duke ndjekur çdo minut ecurinë e tij. U realizuan të gjithë objektivat. Drejtuesit e policise Bizhga, e Ndreu raportuan suksesin. Pas 48 orësh “Operacioni Puna” përfundoi.
“Puna” erdhi pas nje bashkepunimi serioz.
Ministrite e Rendi dhe Mbrojtes etj. regjistruan nje sukses te perbashket mbi krimin.
Ishte fillim vjeshte viti 2002.
Limonat kishin filluar te piqen…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/