Policia shqiptare ka zhvilluar sot një sistem operacionesh kundër drogës në disa rrethe të vendit. Në operacionet ku u përfshinë 300 forca policore është sekuestruar 1 ton e 273 kg drogë.
Deri tani janë zhvilluar 11 operacione ne disa qarqe dhe përvec drogës së tharë janë asgjësuar rreth 8.000 bime kanabisi të vonë.
Të paktën 14 persona janë proceduar nder ta 8 arrestuar.
Operacionet u zhvilluan: 2 në Shkodër, 5 në Gjirokastër, nga 1 në Krujë e Mat si dhe 2 në Vlorë.
Policia njofton se operacionet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/