Prej disa muajsh sorollatej për të legalizuar një sipërfaqe toke, ku kishte ngritur fermën e tij por takimi me kryeministrin Edi Rama qëlloi në favor të një fermeri të Goranxit, në Gjirokastrës. Bashkëbisedimi ishte organizuar që kryeministri të shpjegonte skemën e kreditimit të bujqësisë përmes Fondit Kombëtar të Garancisë, por ky sipërmarrës e shfrytëzoi atë për problemin e tij që e shqetësonte prej kohësh. Fermeri i tha kreut të Qeverisë se i kërkojnë 9 milion lekë të reja për të legalizuar një stallë 2 mijë m2.
I zënë ngushtë Rama i kërkoi drejtorit të ALUIZNIt të Gjirokastrës të shpjegonte rastin. Drejtori tha se nuk ishte në dijeni të kësaj shume, por shtoi se në zonën ku ishte stalla, legalizimi kishte një kosto 200 lekë të reja për m2. Pasi dëgjoi Rama me gjithë arogancën që e karakterizon i kërkoi drejtorit që të hënën ti bënte legalizimin fermerit, në të kundërt i tha se të martën do të ishte fermeri që do ti zinte vendin drejtorit. “Këtë punë do ta mbarosh të hënë dhe do më dërgosh mesazh mua që u bë ai muahabet”, i tha Rama me një gjuhë të ashpër drejtorit. Nga ana e tij Drejtori e degjoi dhe miratoi cdo gje qe i tha Rama. Por tashmë jemi mësuar me sjelljen e kryeministrit, pasi nuk është hera e pasrë që Rama ju drjtohet kështu vartësve apo edhe qytetarëve të thjeshtë.
Të tjerë banorë të zonës shprehen shqetësimet e tyre lidhur me infrastrukturën, që i pengon për te çuar prodhimet e tyre në treg, por përvecse takuan kryeministrin e tyre nuk e dim a morën zgjidhje të problemeve.
droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/