Plagosin me armë 78 vjeçarin, 3 në pranga 1 në kërkim

Plagosin me armë 78 vjeçarin, 3 në pranga 1 në kërkim

70
0
Shares

Dje në fshatin Zues në Shkodër, në vendin e quajtur Dajlan, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Bëhet fjalë për shtetasin S.H. 78 vjeç, banues në Zues, i cili ka marr mjekim në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : Fatmir Derguti, 45 vjeç, banues në Shkodër; Musa Torishta, 62 vjeç, banues në Shkodër; Akil Isufi, 27 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit : H.I, 55 vjeç, banues në Shkodër
Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta kanë plagosur me armë pneumatike, shtetasin S.H si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e ishullit Dajlan, tek “Shtëpia e peshkatarit” e cila ndodhet në afërsi të vendit të ngjarjes ku e administron shtetasi Fatmir Derguti dhe është në pronësi të shtetasit Akil Isufi, u gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
*2 pistoleta tip “Ekol” me kreher me 6 fishekë
*1 pistoletë tip”Baret” me kreher me 4 fishekë
*6 fishekë model 54
*1 armë gjahu
*2 armë gjahu teke
*162 copë fishekë
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve :
Fatmir Derguti i dyshuar për veprat penale të “Plagosje e lehtë me dashje” , “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Moskallzim krimi ” parashikuar nga nenet 89, 278 dhe 300 të Kodit Penal.
Musa Torishta i dyshuar për veprat penale te ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe ” Moskallzim krimi ” parashikuar nga nenet 89 dhe 300 të Kodit Penal.
Akil Isufi dhe H.I. të dyshuar për veprën penale te ”Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY