Nishani qorton Ramën për Beogradin: Të mos përfshihemi në axhendën e Serbisë...

Nishani qorton Ramën për Beogradin: Të mos përfshihemi në axhendën e Serbisë që përjashton Kosovën

40
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar se marrëdhëniet shqiptaro-serbe duhet të udhëhiqen nga Kosova. Në një intervistë dhënë për RTV Dukagjinit në Kosovë, kreu i shtetit shqiptar tha se Serbia po tenton të shmangë dialogun me Kosovën dhe të intensifikojë marrëdhëniet me Tiranën zyrtare, në mënyrë që me këta të fundit të flas për Kosovën.

Nishani: Ka një platformë të qartë të Serbisë për ta shmangur nga axhenda e tyre negociatën, dialogun, marrëveshjen me Kosovën dhe besoj që strategjia e tyre është e qartë për tu fokusuar dhe intensifikuar marrëdhëniet me Shqipërinë dhe për tu justifikuar që këto marrëdhënie përbëjnë marrëdhëniet e tyre me shqiptarët, çka unë mendoj që nuk është e vërtetë, nuk është reale dhe nuk do të sjelli ndonjë konkluzion. Pa dyshim që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë unë e theksoj edhe njëherë që është mirë që ti intesifikojmë veçanërisht në aspektin ekonomik,politike sepse të dyja vendet duhet të kontribuojnë për rajonin në tërësi, por marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën nuk mund të zgjidhen kurrsesi edhe pse me dëshirën e mirë dhe protagonizmin jo produktiv, nuk mund të zgjidhen pa angazhimin e këtyre dy palëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ne kemi një proces të gjatë negociatash, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Është angazhuar BE, SHBA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY