Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

21/10/2016
Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ruben Avxhiu

Për më shumë se dy orë, sot në mëngjez, shumë përdorues të internetit në SHBA mezi arrinin të vizitonin faqet e tyre të preferuara.

Gazeta të njohura e rrjete sociale të përdorimit masiv mezi lëviznin. Nuk ishte iluzion e as përkeqësim i lidhjes personale në internet. Problemi ishte shumë më madhor.

Dikush ka sulmuar sot arkitekturën që mban në këmbë sistemin e domeneve të emërtuara apo DNS, pratikisht rrjeti teknik që i çon vizitorët nga adresa e faqes që duan të vizitojnë te serverët që ruajnë përmbajtjen aktuale të atyre faqeve.

Për specialistët e fushës, ky sulm njihet si DDoS dhe do të thotë “refuzim i përhapur i shërbimit” dhe në shënjestër të tij është vënë Dyn, një nga shërbyesit kryesorë të DNS-së. Ajo që ndodh praktikisht është që vizita fallco përmbysin faqet e synuara, duke i ngadalësuar ato e duke e bërë të lodhshëm e nganjëherë të pamundur leximin e tyre nga vizitorët realë.

Dyn ka paralajmëruar se sulme të ngjashme mund të ndodhin përsëri shpejt. Në fakt, kohët e fundit shumë rrjete sociale e faqe interneti kanë përjetuar ngadalësime e shkëputje. Shpesh për arsye sulmesh masive. Duket sikur dikush në mënyrë të organizuar dhe të vazhduar po vë në provë ekzistencën e rrjetit që na lidh të gjithëve.

Sulmet janë shumë më të sofistikuara dhe organizimi e vazhdimësia e tyre ka ngritur dyshime nëse ato janë të sponsorizuara fuqimisht nga dikush.

Disa ekspertë kanë shqiptuar në fakt publikisht dyshimin e parë që i ka ardhur në mendje shumëkujt që ka dëgjuar për këtë dukuri. Që një fuqi shtetërore, mbase Kina ose Rusia mund të jenë mbrapa kësaj lëvizjeje masive për të hetuar në mos sabotuar arkitekturën e rrjetit që ka bashkuar njerëzimin si kurrë më parë në historinë e tij.

Për shkak të ndërhyrjes ruse në fushatën presidenciale amerikane, këto zhvillime të dyshimta teknologjike ka sjellë vëmendje politike mbi një proces që normalisht do të ishte më shumë temë debati teknik mes specialistësh.

Ironia e këtyre sulmeve është që ndërsa nga një anë ato kërcënojnë mënyrën tonë të përditshme të jetesës, shumë pak nga ne arrijnë të kuptojnë se si kryen këto sulme dhe akoma edhe më pak mund të japin ndonjë ide se si duhet mbrojtur prej tyre.

Në një nga pjesët më dinamike të Shteteve të Bashkuara, verilindja e vendit, duke përfshirë edhe Neë York City-n, sot në mëngjez, njerëzit nuk lexonin dot lajmet, nuk blenin dot në internet, nuk kontrollonin dot llogaritë e tyre bankare, nuk komunikonin dot me punëdhënësit e tyre, nuk fusnin dot lajme, dërgonin mesazhe, mbushnin formularë apo shkmbenin të dhëna të natyrave të ndryshme.

Çfarë do të ndodhte nëse kjo zgjat më shumë se dy orë? Nëse zgjerohet përtej kësaj zone kritike ekonomike e politike? Çfarë ndodh nëse qveritë, pushtetet lokale, shërbimet e ndërhyrjes së shpejtë, të rendit publik, të sigurisë kombëtare, të nevojave sociale paralizohen?

A ishte kjo e sotmja një provë për një përpjekje shumë më dinake në ditën vendimtare të 8 nëntorit kur të zgjidhet presidenti i demokracisë më të fuqishme të botës?

Miliona njerëz vetëm mund të rrijnë e të kruajnë kokën. Ne nuk jemi në gjendje të gjejmë përgjigje vetë. Do të presim nga ekspertët e rrallë që gjykojnë këto situata dhe nga udhëheqësit e zgjedhur shumë prej të cilëve kuptojnë po aq pak sa ne, në një epokë kur dyshimi mbi institucionet nuk ka qenë kurrë më i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ulje qesharake e çmimit të energjisë. Përfitimi nga familjet, afro 500 lekë në muaj

Mandati i Ballukut në Këshill me 23 shkurt

16/02/2026
Rama: Balluku dha dorëheqjen 3 herë. Ekzekutivi është pushtet i pavarur 

Rama: Balluku dha dorëheqjen 3 herë. Ekzekutivi është pushtet i pavarur 

16/02/2026
Manja prezanton amendimet për mbrojtjen e qeverisë nga SPAK

Manja prezanton amendimet për mbrojtjen e qeverisë nga SPAK

16/02/2026
PD e Lezhës zgjedh kryetaren e re. Garë e fortë mes 3 emrave

PD e Lezhës zgjedh kryetaren e re. Garë e fortë mes 3 emrave

15/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

REUTERS/ Rama, masa ligjore që ndalojnë pezullimin e ministrave që hetohen për korrupsion

REUTERS/ Rama, masa ligjore që ndalojnë pezullimin e ministrave që hetohen për korrupsion

16/02/2026
Ulje qesharake e çmimit të energjisë. Përfitimi nga familjet, afro 500 lekë në muaj

Mandati i Ballukut në Këshill me 23 shkurt

16/02/2026
Rama: Balluku dha dorëheqjen 3 herë. Ekzekutivi është pushtet i pavarur 

Rama: Balluku dha dorëheqjen 3 herë. Ekzekutivi është pushtet i pavarur 

16/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.