Është vënë në pranga një 25 vjecar nga Policia e Durrësit. Sipas të dhënave zyratre mësohet se 25 vjecari kërcënoi me vrasje dhe kreu marëdhënie seksuale me dhunë me një 24 vjecare. Bëhet fjalë për shtetasin Sulejman Gjoka 25 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës. Ai e ka kërcënuar në orën 2 të narës me vrasje dhe më pas e ka çuar në një hotel në Durrës ku ka kryer marëdhënie seksuale me dhunë.
“Më datë 19.10.2016, ora 23:40,ka bërë kallzim shtetësia M.Xh. 24 vjeçe, banuese në Bulqizë, pasi I arrestuari, më datë 18.10.2016, ora 02:00, e ka kërcënuar me vrasje dhe më pas e ka çuar në një hotel në Durrës ku ka kryer marëdhënie seksuale me dhunë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Marëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”parashikuar në nenin 102 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/