FOTO/Makinat e ushtrisë për mobiliet e ministres, Komanda tregon se si është...

FOTO/Makinat e ushtrisë për mobiliet e ministres, Komanda tregon se si është e vërteta

113
0
Shares

Ministria e Mbrojtjes ka reguar ne lidhje me një foto që ëhstë publikuar sot në rrjette sociale ku tregohet një makinë ushtarake që transporton mobilje para një pallati.

Foto ka qenë e shoqëruar me shpjegimin se makinat e ushtrisë përdoren për transferimin e mobilieve të ministres Ermonela Felaj.

Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura të Shqipërisë shpjegon përmes një njoftimi se nuk kanë qenë mobiliet e Felajt, ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin. Për më shumë lexoni njoftimin e plotë të Komandës.

mobilje ushtri

Njoftimi i Komandës:

Dëshirojmë të sqarojë opinionin publik lidhur me disa foto të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet një mjet dhe efektivë të Forcave të Armatosura duke transportuar orendi shtëpiake.

Komanda Mbështetëse bën me dije se në bazë të urdhrit nr. 411 datë 02.09.2003 të ministrit të Mbrojtjes, çdo ushtaraku që ndërron banesë i sigurohet një mjet për transportin e orendive shtëpiake, nga njëra banesë në tjetrën.

Në bazë të urdhrit nr. 411 datë 02.09.2003 të ministrit të Mbrojtjes është përgatitur urdhri nga komandanti i Batalionit të Transportit për vënien në dispozicion të transportit të orendive shtëpiake të kapiten Marlon Nasi, nga banesa e tij e mëparshme te Restorant Durrësi, për tek banesa e tij e re te Rruga e Elbasanit.

Komanda Mbështetëse vlerëson se publikimi në fjalë është në rastin më të mirë, i pasaktë dhe në rastin më të keq, është dashakeq dhe që kërkon keqinformojë publikun dhe të cenojë punën e Forcave të Armatosura.

Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura inkurajon çdo media apo individ të denoncojnë me fakte çdo rast abuziv që ka të bëjë me punën e kësaj njësie të rëndësishme të FA”, thuhet në reagimin e Komandës Mbështetëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY