Zërat se edhe LSI është kundër importit të plehrave janë konfirmuar sot në një aktivitet të kësaj partie nga kryetari aktual Ilir Meta. Meta propozon ekspertizë të thelluar nga BE për ligjin e mbetjeve. Në takimin e komitetit drejtues të LSI-së kryetari i Kuvendit njëkohësisht kreu i kësaj force politike hedh tezën e ekspertizës e cila sipas tij do të sheshojë çdo mosmarrëveshje.
“Ka mjaft debat për ligjin për mbetjet, është një debat i miërkuptueshëm. Qëllimi ynë nuk ka qenë asnjëherë për të gjetur një zgjidhje oportuniste, por parimore që garantojnë interesin e gjerë të publikut. Kjo ka qenë arsyeja përse ne kemi insistuar në një dialog me shoqërinë civile. Jemi në një situatë kur kemi intepretim të ndryshëm të direktivave të BE-së, unë nuk jam as ekspert i mjedisit as në Shqipëri as i BE-së, por derisa e kemi pranuar, nëse nuk jemi të aftë të shterrojmë çdo arsye për të qenë mosbesuespse të mos pranojmë ekspertizë të thelluar të BE-së në këtë drejtim. Sepse miratimi i ligjeve në mënyrë konfliktuale, edhe kur është i stisur për një cështje sensistive dhe shoqërimi i zbatimit me një ndryshim të përhershëm nuk është pozitiv. Nuk jam naiv të besoj se përgjithçka do kemi konsensus por besoj se si drejtësia dhe çështja e mjedisit u takon të gjithëve”, është shprehur Meta
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/