Droga në Krujë, 4 punëtorë në burg: Varfëria na detyroi

Droga në Krujë, 4 punëtorë në burg: Varfëria na detyroi

77
0
Shares

Besmir Vathi

Quhet Besmir Vathi, është 18 vjeç. Ai duhet të ishte në shkollë, por prej dy javësh punonte në magazinën e drogës së zbuluar në Derven të Fushë-Krujës, ku u bllokuan 1.3 ton hashash. Besmiri i ka rrëfyer gjykatës gjatë masës së sigurisë se paguhej me 1 mijë lekë dita për pastrimin e boçeve të drogës.

Jam në vitin e katërt, ka pohuar ai, dhe më duhet të ndihmoj familjen, pasi jam jetim e për këtë më duhej të punoja ca ditë. Ai u la në masën arrest me burg. Më herët, të njëjtin version dha gjatë masës së sigurisë edhe i mituri Ersaldo Nikolla, 16 vjeç, i cili për shkak se është i mitur, prokurori kërkoi detyrim paraqitjeje, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Dy djemtë, të cilët janë nga i njëjti fshat ku u zhvillua aksioni antidrogë, ndodhen mes 11 të arrestuarve për katër vepra penale, më e rënda e tyre “grup i strukturuar kriminal” dhe “prodhim e shitje e narkotikëve”.

Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Fatos Sulaj, 45 vjecari nga Burreli të cilin në laboratorin e Drogës e kishte punësuar Kujtim Rexhepi duke i kërkuar të punonte aty për 4 deri në 5 ditë. Sulaj tha madje që as nuk e njihte bimën që e paketonte në arka.

“Pranova të punoj prej kushteve ekonomike, kam një fëmijë invalid dhe me lekët që merrja aty bleja ilae për djalin. z.Gjykatës unë nuk e disa se ç farë bime ishte, ditën e fundit kam mësuar se ishte drogë dhe Rexhepi personi që më punësoi e ndante punën na kërkoi ti vendosim nëpër arka. Unë aty nuk njihja asnjë edhe bukën e merrnim me vete kur futeshim në kapanon”.

Me këtë dëshmi Sulaj kërkoi masë sigurie detyrim paraqitje por për të u pranua kërkesa e prokurorisë duke caktuar arrest me burg, raporton Shqiptarja.com

Arrest me burg u caktua dhe për 18 vjeçarin Besmir Vathi. Ndërkohë nga hetimet personi që ka tentuar të djegë bimën narkotike për të mos u diktuar nga policia në momentin e arrestimit të dy personave të parë të këtij grupi ka qenë Erion Vathi.

Arrest me burg u vendos dhe për Ali Kuçin ndërsa për të miturin 16 vjeçar me iniciale E.N gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Të shtunën para gjykatës pritet të dalin të konsideruarit organizator të këtij grupi kriminal dhe investitor të laboratorit të kanabisit përfshi pronarin e magazinës Kujtim Rexhepi, , Erald Bardhoku, Gazmir Gjokea, Nilson Gega, Gjovalin Gjokea, Aurel Gjokeja.

Ky operacion rezulton të jetë bërë nga policia e shtetit në bazë të informacioneve operative dhe është ndërhyrë në laborator rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 18 tetorit e më pas materialet i janë referuar prokurorisë e cila ka regjistruar procedimin penal. Në këtë operacion u sekuestruan 1.3 ton kanabis, 4 armë zjarri, 4 automjete dhe u prangos 11 të dyshuar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY