DETAJE/“Paparaci i PD”, u bënë dy foto me Ramën. Në tavolinën e...

DETAJE/“Paparaci i PD”, u bënë dy foto me Ramën. Në tavolinën e paparacit edhe një deputet tjetër

71
0
Shares

Foto e dytë e shkrepur nga “arusha paparacë” më kafen e Parlamentit

Në PD i besohet versionit që fotot e deputetëve të saj me Ramën janë shkrepur dhe më pas postuar nga një deputete e saj e cila prej disa kohësh është përfshirë në debat me drejtuesit e saj.

Për këtë ata shërbejnë komentin e opinin.al shkruar nga Desada Metaj në të cilin thuhet se gruaja që e bëri përshkruhet nga media për veshjet dhe aksesorët e shtrenjtë. Ajo shkruan se një printscreen i mesazhit ndodhet edhe tek agjencia ku ajo punon duke lënëtë kuptohet se bëhet fjalë për Majlinda Bregun.

Në fakt persona që janë gjendur në kafe tregojnë se fotot janë nga ai kënd ku Bregu po qëndronte bashkë me një deputet tjetër.

Nuk ka pasur një foto, por dy foto, njëra ka qarkulluar që mbrëmë ndërsa tjetra është shfaqur sot.

Deputeti Boci në sqarimin e tij e quan arusha fotografe dhe nuk harron të përmende se ky zanati i paparacit është i përsëritur.

Nga ambientet e brendshme të PD mësohet se shpesh diskutimet në grupin parlamentar të PD dalin nga mbledhja ende pa përfunduar ajo, dhe se citimet e përdorura më pas nga media janë pikërisht ato pjesë që i interesojnë një grupi të ngushtë në PD dhe në formën sic i duan ata.

Nëse pyet në PD se kush është deputetja, nuk gjendet një zyrtar që të jep një përgjigje përfshirë edhe personazhet në foto, por nuk e lënë pa cituarkomentin eopinion.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY