Basha në Samitin e PPE: Droga e Shqipërisë çështje europiane, me Edi...

Basha në Samitin e PPE: Droga e Shqipërisë çështje europiane, me Edi Ramën nuk ka zgjidhje as zgjedhje

58
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Samitin e PPE që u mbajt në Maastricht, Holandë. Në këtë Samit një vend të veçantë ka zënë dhe gje dja e jashtzakonshm e kultivi​mit dhe trafikut të drogës në Shqipëri. Ky zhvillim dramatik është kthyer në një shqetësim për vendet anëtare të Bashkimit Europian, suc u evidentus edhe në diskutimet e mbajtura në Samitin e PPE nga perfaqesues dhe drejtues të institucioneve europiane. Ne fjalen e tij kryetari i opozites Basha duke shprehur shqetësimin se te ardhurat e drogës do të përdorën, siç ndodhi në zgjedhjet e vitit 2015 dhe në ato të Dibrës, për të blerë vota, kërkoi mbështetje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

“Për fat të keq një nga temat që dominoi në këtë samit ishte Shqipëria, problemi i jashtëzakonshëm i drogës, i krimit dhe i rrjedhojat që kjo ka për stabilitetin, për demokracinë e Shqipërisë dhe për stabilitetin rajonal dhe më gjerë për Europën. Në këtë kuadër jo vetëm prezantimi që unë bëra për situatën e jashtëzakonshme sa i përket kultivimit dhe narkotrafikimit por edhe informacionet e dhëna nga personalitetet e pranishme në këtë samit, që nga presidenti Daul, përfaqësuesit e komisionit etj, tërhoqën vëmendje të madhe dhe u bënë subjekt i diskutimit të hollësishëm. Është e qartë se ajo që qeveria Rama përpiqet ta mbajë të fshehur, ta mohojë brenda Shqipërisë, tashmë ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë është kthyer në një problem të jashtëzakonshëm ndërkombëtar.
Prova për këtë nuk janë vetëm artikujt e njëpasnjëshëm në mediat botërore, provë për këtë është shqetësimi i jashtëzakonshëm që zuri ky problem në Samitin e Partive Popullore Europiane. Problemi i drogës, i krimit dhe i lidhjes së këtyre problemeve me politikën janë tashmë në qendër të vëmendjes së Bashkimit Europian. Zgjidhja e këtij problemi kërkon vullnet politik, vullnet politik të cilin Partia Demokratike, opozita, unë e kam, prandaj kërkojmë mbështetjen për të organizuar, për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Partia Demokratike, alternativa që ne përfaqësojmë do ti japë zgjidhje përfundimtare dhe të shpejtë këtij problemi më qëllim që të mos rrezikohen aspekte të tilla të ndjeshme për shqiptarët siç është lëvizja e lirë. Një të drejtë që mezi e fituam pas sakrificave dhe një punë të jashtëzakonshme dhe që sot padyshim vihet në rrezik nga karteli i drogës në bashkëpunim me qeverinë shqiptare të Edi Ramës.”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kjo situatë është pasojë e kriminalizimit të shtetit nga Edi Rama dhe lidhjeve të tij me trafikantët. Hashashizimi i Shqipërisë është një problem i shkaktuar, i rritur, i nxitur, i mbrojtur dhe i mbajtur në këmbë, nga bashkëpunimi me krimin, që ishte risia që Edi Rama solli në zgjedhjet e 2013-ës, e forcoi në zgjedhjet e 2015-ës dhe sot e ka konvertuar në mbushjen e Shqipërisë me drogë, tha zoti Basha. Moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit lidhet me projektin e tij për t’i përdorur kriminelët dhe trafikantët për të deformuar vullnetin e votuesve në zgjedhjet e ardhshme theksoi kryetari i opozites.
“Ne kemi insistuar në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit sepse është pikërisht moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit që mban Artur Bushin në Krujë, Elvis Roshin në Kavajë, me dhjetëra, me qindra të inkriminuar anembanë administratës shtetërore, në Policinë e Shtetit, në dogana, në tatime, në drejtori të ndryshme. Dhe janë këta individë me përkrahje e mbështetje dhe mbrojtje nga Edi Rama që kanë bërë të mundur shumëfishimin e sipërfaqes me drogë nga viti i kaluar në këtë vit dhe kthimin e Shqipërisë, siç u përmend sot në këtë samit, në hambarin më të madh të drogës në Europë, në Kolumbinë e Europës.
Shqetësimi padyshim ka të bëjë edhe me demokracinë, edhe me stabilitetin. Një vend ku pista avionësh ndërtohen për narkotrafikantët dhe përdoren nga narkotrafikantët besër nuk siguron dot standardet e NATO-s apo të një vendi normal sa i përket luftës kundër terrorizmit. Kjo është një infrastrukturë lehtësisht e konvertueshme nga në funksion të krimit të organizuar në funksion të terrorizmit.

Situata është dramatike dhe kërkon masa dramatike. Unë pata rastin të konfirmoj vullnetin e opozitës, të Partisë Demokratike, për t’iu përveshur një beteje të gjithanshme, totale me kartelin e drogës që sot qeveris Shqipërinë. Betejë e cila mund të kurorëzohet me sukses vetëm me largimin e Edi Ramës, si parakusht për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe fitoren e një alternative e cila në vend që të bashkëpunojë me krimin dhe me drogën, do të shtypë krimin dhe drogën dhe do të rihapë prespektivën europiane, zhvillimin, punësimin, punën e ndershme, të drejtën dhe lirinë e çdo shqiptari për të punuar dhe jetuar me djersën e ballit në vendin e tij.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY