VIDEO/Dëshmitë e vajzave dhe mjekut: Asfiksimi në shkollë nga djegia e drogës...

VIDEO/Dëshmitë e vajzave dhe mjekut: Asfiksimi në shkollë nga djegia e drogës në klasë

50
0
Shares

Katër nxënëse të klasës së tetë në shkollën e fshatit Bilaj në Fushë Krujë, kanë shfaqur probleme shëndetësore, gjatë pushimit të gjatë në klasë. Vajzat 13 – 14 vjeçe janë transportuar menjëherë në spital, me të dridhura dhe vështirësi në frymëmarrje.
Mjeku i urgjencës Kastriot Mustafa deklaroi për “News24” se në klasë mund të jetë djegur kanabis. Sipas mjekut, deklaratat e vajzave të bëjnë të mendosh se problemet e tyre janë shkaktuar nga tymi i drogës.
Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë, dyshohet se vajzat janë ndjerë keq pasi rreth 20 m larg klasës janë djegur mbeturina dhe tymi i tyre është futur në klasë pasi dritarja ka qenë e hapur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY