Burimet zyrtare të Drejtorisë vendore të Policisë së Shkodrës, kanë bërë ët ditur se dje nga Sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në këtë drejtori, në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëfilltë hetimore, finalizua operacioni policor i koduar “Kiras”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë E. Demiraj, 28 vjeç, banues në Shkodër, A. Kuçaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e A. SH., 18 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i dy personave u bë pasi u kapën në flagrancë me një sasi prej 5 kg 32 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, ku dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim do e shisnin.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet tip “Benz” me targa AA 399 CI, një automjet tip “Citroen” me targa AA 584 MO.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 283-25 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/