Image GalleryDrejtoria Vendore e Policisë së Durrësit ka bërë të ditur se sot, në shkollën 9-vjeçare, në Bilaj, Krujë, 4 nxënëse të seksit femër, rreth 13 – 14 vjeçe në momentin që janë futur në klasë, pas mbarimit të pushimit të madh kanë pasur vështirësi në rrugët e frymëmarrjes.
Menjëherë ato janë dërguar në Spitalin Rajonal, të cilat kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e efektivave të Policisë janë pyetur drejtori dhe mësuesit, të cilët kanë pohuar se në oborrin e shkollës, rreth 20 m larg klasës janë djegur mbeturina dhe tymi i tyre është futur në klasë pasi dritarja ka qenë e hapur.
Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/