Saimir Tahiri kundër propozimit të Ylli Manjanit

Saimir Tahiri kundër propozimit të Ylli Manjanit

229
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është shprehur sot kundër propozimit të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, për përfshirjen e Ushtrisë, në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.
“E dëgjova propozimin e Manjanit. Është një propozim i paqartë. Puna jonë nuk bëhet nëpërmjet konferencave të shtypit, por nëpërmjet masave të nevojshme për të sjellë rezultatet ën parandalimin e këtij fenomeni. Duke besuar në mirëkuptimin e Manjanit, forcimi samsave shtrënguese do sjellë rezultate të mira në luftën ndaj këtij fenomeni. Nuk jemi në kushtet e një alarmi kombëtar”, u shpreh Tahiri në një konferencë shtypi.
Përballë fenomenit shqetësues të kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, ministri i Brendshëm, paralajmëroi se do të rriten dënimet për ata që merren me mbjelljen, mbajtjen, tregtimin apo trafikimin e kanabisit.
“Do t’i propozoj Qeverisë rëndim të dënimeve për lëndët narkotike. Do t’i propozoj që dënimi të përshkallëzohet sipas përgjegjësisë së autorit, faji më i madh përgjegjësia më e madhe”, deklaroi Tahiri, i cili shpreson se kjo masë do të sjellë uljen e mbjelljes së drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY