Një grua 33 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se i dashuri i saj nuk ngopet me seks, edhe pse kanë marrëdhënie seksuale 4 herë në javë.Ajo thotë se në fillim kanë bërë gjatë tërë kohës, por ajo ka dhe dy fëmijë që duhet të kujdeset dhe punon.
Ky është rrëfimi i saj:
Të bësh seks 4 herë në javë nuk është e mjaftueshme për të dashurin tim dhe ai thotë se do të kërkojë edhe tek femrat tjera.Ai bëhet i frustruar shumë shpejt dhe më kritikon për pamjen time.Lidhja ime e fundit ka qenë e tmerrshme. Kam qenë e tradhtuar dhe më janë dashur vite që ta marr veten dhe të mund të besoj në dikë përsëri.
Unë jam 33 vjet dhe kam qenë me të dashurin tim prej 3 vitesh. Ai është 35 vjet.Kur u zhvendosëm të jetonim bashkë ne bënim seks gjatë gjithë kohës, por tani ka rënë pak.Unë punoj me orar të plotë dhe ai nuk më ndihmon kurrë në shtëpi. I kam dy djem binjakë nga lidhja e kaluar dhe jam gjithmonë e lodhur.
Përgjigja e psikologes:
Tregoj atij se jeni e lodhur dhe e pikëlluar për këtë që po ndodh mes jush.Thuaj atij se e kupton sa e ka të vështirë që të kujdeset për fëmijët e dikujt tjetër, por që duhet të të ndihmojë në punët e shtëpisë dhe rritjen e djemve tu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/