Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri të ditur sot para medias, ndryshimet që ai do të propozojë në Kodin Penal për ata që përdorin, kultivojnë apo edhe trafikojnë kanabis sativa.
Ministri i Brendshëm bëri të ditur se do t’i propozojë qeverisë që për ata që kapen me sasi të vogla kanabisi (për përdorim vetjak) të mos dënohen, por në sasi më të mëdha dënimi të jetë nga 3 – 7 vjet burg dhe në sasi akoma më të mëdha nga 7 – 10-vjet.
Për ata që kultivojnë kanabis Tahiri tha se në sasi të vogla dënimi do të jetë 1 vit burg. Në sasi pak më të mëdha do të jetë 1 – 3 vjet burg dhe në hapësira më të mëdha dënimi do të jetë nga 5 – 10 vjet burg.
Gjithashtu ministri i brendshëm Saimir Tahiri bëri të ditur se për të gjithë ata që kapen në kultivim apo trafikim do të ketë edhe hetim të pasurisë së tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/