Mimoza Hafizi i përgjigjet Edi Ramës: Përsheshi yt është kanabisi, që të...

Mimoza Hafizi i përgjigjet Edi Ramës: Përsheshi yt është kanabisi, që të zhyt përkohësisht në botën e lumturimit

53
0
Shares

Mimoza Hafizi,  deputetja e sapolarguar nga Grupi i PS, ia ka kthyer përgjigjen nga Kuvendi, Kryeministrit Edi Rama, për injorimin që ai i bëri në një emision televiziv.
Hafizi i bëri dallimin Ramës, duke e goditur në çështjen e kanabisit: Unë kam zgjedhur rrugën e dijes, tha Hafizi, ky është “përsheshi” im, kurse ju keni zgjedhur rrugën e dehjes nga kanabisi, që ka gjetur shesh e bën përshesh në qeverisjen tuaj.
Në përfundim, Hafizi iu drejtua Ramës edhe për çështjen e mandatit të saj: “Po të kishit dinjitet politik, ju duhej të kishin dorëzuar mandatin,” theksoi ajo.

Pjesë nga fjalimi i Mimoza Hafizit sot në Kuvend

“Kryeministri shpalli publikisht se universitetet publike dhe private janë njëlloj si koncept, po nuk janë njëlloj për prindërit që të shkollojnë fëmijët, se nuk ia mban xhepi shumicës që të paguajë mijëra euro. Po flasim për shqiptarë që mezi ia dalin të nxjerrin javën apo ditën. Kjo reformë nuk është kurrë ajo që kanë dashur shqiptarët.
Arsimi publik është pasuria më e madhe që kemi trashëguar në vite dhe që ia doli të sfidojë kohën. Goditja e kësaj qeverie ka qenë më dinakja.
Rama e Nikolla mund të gëzoheni që ata nuk janë duke protestuar në rrugë, mund ta quani sukses se me arrogancë i tulatët dhe i stepët. Ministrja tallet me këtë reformë, që nisi dhe bitisi me kaosin e maturantëve.
Në universitete nuk ka ndodhur s akreditim, as bursa me prioritet, por kjo as nuk ju skuq, kur bëni politikën e klientëve private.
Kam një dialog, një debat me Kryeministrin. Unë jam njeri i librave. Unë shkruaj libra për atomet dhe natyrën, që u hapin zemrën dhe u mbushin mendjen njerëzve e ju i quani ato pa vlerë se nuk e doni dijen, se Shqipëria po rend në rrugën e frikshme të kanabisit.
Dija ime – ‘përsheshi’ im dhe kanabisi që ka gjetur shesh për përshesh në qeverisjen tuaj, të dyja i japin krah njeriut të fluturojë por dija-përsheshi im i jep mend njeriut për gjithë jetën, kurse kanabisi – përsheshi juaj, të zhyt përkohësisht në botën e lumturimit.
Unë zgjidh ekuacione për dijen dhe natyrën, kurse juve nëse do të kishit respekt dhe dashuri për natyrën nuk do të importonit mbetje të huaja që të ndotin  ajrin dhe ujërat dhe natyrën e vendit.
Ndaj unë dua të ndjek rrugën e dijes për njerëzit. Për këto dhe kam marrë mandatin e deputetes para 3 vjetësh. Me pak dinjitet politik duhet të ishit ju që duhet të kishit dorëzuar mandatin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY