Deputeti i PD-së, Luciona Boci është detyruar të shpjegojë një foto të momentit me Edi ramën sot në kafen e Parlamentit pas komenteve që e qortonin atë.
Por ndërkohë që shpjegon se si ndodhi që Rama u gjend në tavolinën e deputetëve të PD, zbulon se ka zyrtarë të PS që takojnë Bashën te selia e PD-së.
“Situata e fotos ishte shumë e thjeshtë, politike dhe njerëzore.
Nga salla me tension të plotë, e zhvendosëm debatin në kafe me të njëjtin tonus.
Asllani në të tijën, më hashashin në shkolla e filialin e Kukësit e unë për procesin tallës me maturantët. Rama në mbrojtje të gafave të veta.
Secili në pozicionin e tij.
Unë e di që politika flet dhe me gjeste. Një shtrëngim dore, një foto, një qeshje…. Por gjesti është gjithnjë i mangët…
Personalisht nuk impresionohem nga fotot. As kur Rama kapet mat me ne, ose anasjelltas. As kur ndonjë nga PS, takon Bashën tek selia e PD”, thekson deputeti demokrat.
Në vijim Boci thotë se rastësia, mund ta pjekë me Ramën edhe për një kafe tjetër.
“Kodi ynë kanunor e saktëson bukur: dhe hasmit i hapet dera dhe i jepet bujrum.
Trishtohem nga komentet negativiste dhe gëzohem njëkohësisht.
Trishtohem, se konstatoj që ende në xhunglën tonë politike ka “gjahtarë” të durueshëm, deri në pabesueshmëri, “arusha fotografë”, hiena politike, që presin që në shtegun ku janë instaluar, rastësisht t’i kalojë “preja”, për t’iu sulur me batare të gjithfarësoj armësh, për ta gjunjëzuar, nën një ekstazë marramendëse. Kanë simbol gishtin tregues”, shpjegon ndër të tjera Boci.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/