Kanabisi në Shqipëri, shqetësim serioz edhe në Britani

Kanabisi në Shqipëri, shqetësim serioz edhe në Britani

48
0
Shares

Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman, i cili sapo ka marrë këtë detyrë në Tiranë mes çështjeve të tjera që janë tradicionalisht problematike si korrupsioni, ka folur edhe për situatën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vendin tonë.
Në një intervistë për gazetën “Mapo”, ndryshe nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, diplomati i rëndësishëm thotë se është i informuar për atë që po ndodh dhe vendi i tij është duke e ndjekur me shqetësim këtë fenomen. Ai bën thirrje për më shumë bashkëveprim të organeve ligj-zbatuese për të luftuar këtë problem serioz të Shqipërisë.
“Ne kemi punuar me qeverinë shqiptare për shumë vite, në luftën kundër krimit të organizuar e cila përfshin edhe narkotikët. Ne e dimë se fatkeqësisht qytetarët shqiptarë janë përfshirë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe. Dhe kjo përfshin, edhe trafikimin e drogave serioze si kokaina dhe heroina. Ajo që po vëmë re së fundmi me kultivimin e kanabisit në Shqipëri është diçka që na shqetëson dhe ne mendojmë, se duke vazhduar vendosjen e lidhjeve midis agjencive ligj-zbatuese ne mund të vazhdojmë të ndihmojmë në lidhje me një prioritet si ky”, shprehet ambasadori britanik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY