Policia gjermane sekuestroi sot 230 kg marijuanë në një pikë kufitare mes Gjermanisë dhe Austrisë. Një shqiptar që drejtonte kamionin e mbushur me drogë u arrestua.
Kamioni transportonte tuba plastike ndërkohë që policët e ndien aromën e kanabisit. Vlera e e drogës besohet se kap shifrën 570.000 euro.
“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm i inspektoratit policor Passau, i cili na ka entuziazmuar”, tha Falk von Usslar, një drejtues policie në Bavari.
Sipas autoriteteve, kamioni me drogë ishte nisur nga Italia, kishte kaluar në Austri dhe kishte si destinacion Holandën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/