Avokati tërhiqet nga kërkesa: Shukriu le të qëndrojë në burg

Avokati tërhiqet nga kërkesa: Shukriu le të qëndrojë në burg

42
0
Shares

Avokati mbrojtës i ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili u tërhoq nga kërkesa e tij për ta liruar atë.
Në seancën e radhës të procesit, në të cilin mbrojtja kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Xhelilin, avokati tha se nuk e shikon të arsyeshme të vijojë me të njëjtin pretendim.
Pa dhënë shpjegime të tjera, avokati i tha gjykatës se kjo është një strategji e tij si mbrojtës. Gjykata e pushoi gjykimin pasi nuk ka më objekt shqyrtimi.
Me shumë gjasa, tërheqja e mbrojtjes vjen për shkakun se prokuroria përfundoi hetimet dhe e dërgoi si të pandehur ish-krybashkiakun e Dibrës, që të gjykohet për korrupsion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY