Një aksident i ndodhur sot, në aksin Fushë Krujë – Milot, në vendin e quajtur kryqëzimi i Patokut, ka për protagonist djalin e një tjetër zyrtari të PS-së.
Ka qenë Klejdi Bardhi, djali i kryebashkiakut të Kurbinit Artur Bardhi, i cili me automjetin ë drejtonte, është përplasur me një furgon policie.
Për pasojë nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur tre person, midis të cilëve edhe një efektiv i uniformave blu.
Pas ngjarjes të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Lezhës.
Policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/