Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të dënojë me 10 vjet burg për Fatos Gurakuqin, i akuzuar për përdhunimin e vajzës së tij 15-vjeçare.
Vendimi u dha në seancën e sotme, nga gjyqtari Gerti Hoxha. Prokuroria kishte kërkuar një seancë më parë gjatë pretencës, 7 vite e gjysmë burg për të akuzuarin.
Ndërkohë, mbrojtja kishte kërkuar përsëritje të ekspertizës, por kjo kërkesë nuk u pranua nga trupi gjykues.
Ka qenë Policia Shkencore, e cila nëpërmjet analizës së AND-së doli në rezultatin se është gjetur spermë në të brendshmet e 15-vjeçares dhe pas analizës ka rezultuar se i përkiste Fatos Gurakuqit.
Nga ana e tij, i akuzuari ka akuzuar gruan dhe vajzën se e kanë sajuar gjithçka.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/